Transmetuar më 03-06-2023, 12:45

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e agjentes së shërbimeve postare të postës private, Alma Beqiri.

Mashtrimi i 46-vjeçares u kuptua vetëm pas denoncimeve dhe ankesave të klientëve ndaj kompanisë postare. Beqiri arriti të përfitonte përmes mashtrimit një shumë prej 3 mln eurosh.

Klientët ankoheshin se kishin kryer pagesat në kompaninë private postare për shërbimin e marrë, por rezultonin sërish debitorë në kompani.

46-vjeçarja, sipas uniformave blu, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Alma Beqiri mësohet se shumën e konsiderueshme e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.