Transmetuar më 03-06-2023, 12:42

Itali- Një 86-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Itali, pasi akuzohet se ka vrarë vajzën e tij.

I moshuari u ndalua mbrëmjen e djeshme nga Karabinierët në Monopoli me akuzën se ka goditur dhe vrarë vajzën e tij 54-vjeçare pas një mosmarrëveshjeje për arsye familjare.

Autoritetet të cilët arritën direkt në vendngjarje gjetën trupin e gruas në një rrugë. Hetimet e kryera edhe nga punonjës të seksionit të hetimit shkencor të komandës së provincës së Barit, kanë nxjerrë prova të rënda ndaj burrit i cili ishte me precedentë të mëparshëm.