Transmetuar më 03-06-2023, 11:54

“Dyert për të janë të hapura këtu”, – kishte thënë Xavi vetëm pak ditë më parë, por në të ardhmen e Lionel Messit nuk do të ketë kthim te Barcelona “e tij”, sipas shtypit spanjoll. “La Pulce” duket se ka zgjedhur milionat para zemrës, Arabinë Saudite para kthimit në “Camp Nou”.

Këtë e raporton gazeta katalanase “Sport”, e cila citon burime brenda klubit blaugrana, madje bën të ditur se Al Hilal do ta zyrtarizojë nënshkrimin e 35-vjeçarit, kampion bote me Argjentinën, i cili do të luajë sot ndeshjen e fundit me PSG-në, të marten e 6 qershorit.

Messi është bindur nga kontrata faraonike që i propozuan sauditët; po flasim për 400 milionë euro në sezon, dyfishi i asaj që fiton Cristiano Ronaldo tek Al Nassr. Në fakt, rikthimi te Barcelonë nuk filloi kurrë.

Blaugranët nuk do të ishin në gjendje t’i paraqisnin atij një ofertë formale, duke pasur parasysh problemet e njohura ekonomike. Kontaktet e shpeshta mes palëve nuk do të kishin çuar në një afrim konkret.

As miqësia e mikut të tij, Xavi, nuk do të kishte mjaftuar për ta bindur argjentinasin të kthehet në “fole”. Messi do të luajë sonte ndeshjen e fundit me PSG-në, më pas do të jetë i lirë. Njoftimi i një aventure të re (të artë) duket se është i afërt.