Transmetuar më 03-06-2023, 11:20

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, foli në një konferencë për shtyp në prag të finales së "FA Cup", derbit kundër Manchester United: "Një finale ka gjithmonë një vlerë të veçantë në vetvete.

Manchester Unitedi i 4-6 muajve të fundit është plotësisht ndryshe. Cilësitë e lojtarëve kanë qenë gjithmonë dhe nuk vihen në diskutim, por në krahasim me fillimin e vitit janë përmirësuar”.

Trajneri katalanas më pas shprehu mendimin e tij për sulmin ndaj gjyqtarit Taylor nga tifozët e Romës në aeroportin e Budapestit, pas finales së Ligës së Evropës: "Më vjen shumë keq për të dhe imazhet që kam parë. Vetëm shpresoj që të mos ndodhë përsëri. Nuk kam asgjë tjetër që mund të them…"

I zuri pritë dhe e ofendoi ‘me libër shpie’ kryesorin e finales, UEFA hap hetimet ndaj Mourinhos