Transmetuar më 03-06-2023, 09:45

Dita e madhe që kishin pritur të gjithë tifozët kuqezinj erdhi dje. Milani ka rinovuar kontratën e Rafael Leaos deri në vitin 2028. Pas një kohe të gjatë mes thashethemeve dhe mosmarrëveshjeve, më në fund ka "tym të bardhë".

Pesë milionë neto do të jetë rroga e tij, plus bonuse të rëndësishme. Në kontratën e re ka edhe një klauzolë prej 175 milionë eurosh, e cila mund të aktivizohet vetëm në merkaton e verës dhe për 15 ditë.

Një rezultat i kënaqshëm për klubin kuqezi, i cili gjeti ekuilibrin e duhur rreth 20 ditë më parë. Leao ka deklaruar gjithmonë se ndihet si në shtëpinë e tij, është rritur me Milanin dhe dëshiron të arrijë majat në sezonet e ardhshme.

Është e qartë se klubi kuqezi ka bërë një përpjekje të madhe financiare për të mbajtur në skuadër një nga lojtarët më të mirë në nivel evropian. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar për shtyp të publikuar në kanalet e tij sociale, Milani njoftoi zgjatjen e kontratës së Rafael Leaos deri në vitin 2028:

Leao, ufficiale il rinnovo col Milan fino al 2028

"AC Milan është i kënaqur të njoftojë zgjatjen e kontratës së Rafael Alexandre da Conceição Leão deri më 30 qershor 2028. Në verën e vitit 2019, Rafael grumbulloi 162 paraqitje, 41 gola dhe 29 asiste për kuqezinjtë dhe fitoi kampionatin italian si ‘Lojtari më i mirë në Serie A’, sezonin e kaluar. AC Milan dhe Rafael do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku".

Pas zgjatjes zyrtare të kontratës, Rafael Leao nuk humbi kohë dhe shprehu të gjithë kënaqësinë e tij me një foto të postuar në profilin e tij në Instagram. “Shkoi shumë mirë”, – ishte mesazhi i sulmuesit portugez të Milanit me fanellën e re të kuqezinjve.