Transmetuar më 03-06-2023, 09:40

DURRËS- Një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit.
Mjeti ishte parkuar pranë bashkisë së Durrësit.
Nga dyshimet e para, mendohet se zjarri në mjetin tip ‘KIA’ u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.
Pritet që në orët në vijim të ketë një njoftim zyrtar nga Policia për ngjarjen e ndodhur.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





