
Deri në orët e mesditës, kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë, ku intervalet e gjata me diell do të jenë më prezente në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare.
Ndërsa, në pjesën e dytë të ditës do të kemi shtim gradulal të vranësirave në zonat Verilindore dhe Juglindore duke rrezikuar rrebeshe shiu afat-shkurtër.
Gjatë natës pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por mesdita nuk do të sjellë ndryshim të tyre duke u luhatur nga 10°C deri në 28°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Kosova
Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë, kushtet e motit edhe në republikën e kosovës ku priten kthjellime dhe rritje graduale e temperaturave të ajrit si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta me origjinë perëndimore.
Por orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave duke gjenruar shira të dobët dhe lokalë, më të dukshme në zonat Perëndimore.
Kjo situate meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





