Transmetuar më 02-06-2023, 22:38

Tiranë- Tirana është shndërruar në destinacionin e vajzave të huaja, që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës. Vajzat nga vende të ndryshme vijnë në vendin tonë si turiste dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre. Për të parë nga afër se cila është “puna” e tyre, pagesa por dhe se çfarë kërkojnë klientët, emisioni “Piranjat” ka realizuar njw kamerw tw fshehtë. I infiltruari i “Piranjave” ka zhvilluar një takim me një nga eskortat e mbërritura në vendin tonë, nga Venezuela.

Sigurisht që takimi mes agjentit të “Piranjave” dhe eskortës nuk ka qenë takim “pune”, por një bisedë mes tyre, ku vajza nga Venezuela ka treguar se ajo për një “takim’ paguhet 300 euro, madje thotë se gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri është takuar dhe me një trafikant dhe për ta bërë sa më të besuar, thotë se ai përveç pagesës i ka lënë edhe 700 euro bakshish.

Eskorta shprehet se e bën këtë “punë” për para dhe sapo të bëjë shumën e duhur do të kthehet në vendlindje, ku do të investojë në fermë.