Transmetuar më 02-06-2023, 20:43

Tiranë- Pas Sekretares së Përgjithshme, arrestohet edhe ‘specialistja’ e dytë në Ministrinë e Shëndetësisë

SPAK është vënë në lëvizje ditën e sotme dhe ka prerë disa urdhër-arresti.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se pasditen e sotme ka rënë në prangat e policisë Joana Duro me detyrë Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe një person tjetër.

Mësohet se personi i dytë i arrestuar është identifikuar si Laura Shteto, specialiste te “bashkeqeverisja”.

Të dy këto personazhe akuzohet për korrupsion sa i përket një tenderi me vlerë 2 milionë euro.