Transmetuar më 02-06-2023, 19:34

Tiranë- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas vendimit për ish-Ministrin e Brendshëm që u mor sot nga Gjykata e Elbasanit.

Në takimin falenderues që po mban në Tiranë për besimin që i dhanë qytetarët me 14 Maj, kreu i qeverisë tha se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

“Këtu ne kemi hapur vetë këtë kuti të Pandorës sepse nuk kemi pranuar që të marrim përsipër përgjegjësinë e qeverisjes së këtij vendi duke mbajtur këmbën tek kapaku i kësaj kutie për të vazhduar avazin e sa shekujve ku të pushtetshmit, të fuqishmit apo të mbrojturit e këtij vendi, asnjëherë nuk janë thirrur nga drejtësia. Këtë e kemi bërë ne. 100 herë të kthehesha mbrapa, do të bëja të njëjtën gjë.

Duhet të vazhdojmë në një rrugë me sy mbyllur duke bërë sikur s’kuptojmë ose kush është i joni mund të bëjë çfarë të dojë me ligjin dhe me pasurinë e përbashkët dhe nuk preket. Apo duhet të ndjekim një rrugë tjetër.

E kemi zgjedhur këtë rrugë tjetër dhe në këtë rrugë nuk ka asnjë kthim prapa dhe asnjë kompromis me askënd.

Natyrisht që unë personalisht e kam ditur që kjo nuk është një rrugë që do të mbarojë shpejt, rruga e në mandati apo dy mandateve e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë.”, tha Rama.