Transmetuar më 02-06-2023, 15:35

Torino mbërrin në "San Siro" të shtunën, por vëmendja e skuadrës zikaltër është padyshim te finalja e Champions League, më 10 qershor, kundër Manchester City në Stamboll. Vetë Alessandro Bastoni e shpjegon rëndësinë e finales së madhe në një intervistë për Dazn:

“Jemi mirë, kemi besim. Ishte thelbësore të fitonim ‘Euroderby’, triumfi ndaj Milanit na i karikoi bateritë 100%. Fitorja të jep forcë, energji, dëshirë për të luajtur. Shpresojmë ta ruajmë këtë ritëm dhe të kurorëzohemi me dy trofe këtë vit".

Manchester City i ngjall frikë kujtdo, sidomos këtë sezon: "Mendoj se të gjithë janë të frikshëm në Champions League, kur kalon çerekfinalet. Manchester City është shumë i fortë, unë jam një admirues i madh i Guardiolës për mënyrën si luan, si i bën ai mbrojtësit të luajnë. E shikoj City shumë shpesh. Ata kanë shumë pak dobësi dhe janë të frikshëm përpara, shkojnë mirë së bashku. Ne duhet të jemi shumë mirë për t’u bërë ballë".

Bastoni personalisht fokusohet tek qetësia: “Kështu siç jam, mendoj se qetësia më ka ndihmuar gjithmonë, ka qenë gjithmonë forca ime. Finalja e Ligës së Kampionëve është diëka e madhe, ne të gjithë ëndërrojmë për të. Jemi me fat që mund ta luajmë dhe gjithashtu duhet ta shijojmë atë".

Fjalët e Bastonit përfundojnë duke lavdëruar Simone Inzaghin, udhërrëfyesin e madh të këtij Interit: "Ai të jep qetësi para finales, qetësinë e nevojshme për të përballuar këto lloj ndeshjesh".