Transmetuar më 03-06-2023, 07:58

Në moshën 35-vjeçare, Alejandro Gómez feston dy herë në pak muaj. Fillimisht fitorja e Botërorit me Argjentinën dhe tani pushtimi i "Europa League" pas fitores në finale ndaj Romës.

Në fund të ndeshjes, ish-sulmuesi i Atalantës brohoriti i veshur me një fanellë speciale, që emocionoi edhe tifozët e Napolit (një tjetër, megjithatë, u shfaq në tribunë). Fanella e kujt ishte? Ajo e Diego Armando Maradonës në kohën e Sevilla.

Gomez veshi fanellën me numrin 10 dhe buzëqeshi. A e dini se kush ia dha? Një tifoz, para Kupës së Botës në Katar. “Do të të sjellë fat”, – i kishte thënë fansi Gomezit (e ka zbuluar lojtari për ‘Sportitalia’).

Dhe në fakt, fanella e Diegos, me 10 e kuqe në sfond të bardhë, ishte një ogur i mirë. Fillimisht Kupa e Botës dhe tani "Europa League", dy triumfe shumë të rëndësishme për Gomez.