Transmetuar më 02-06-2023, 14:39

Këngëtari i njohur e njëkohësisht fituesi i këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli, i është bashkuar nismës Fundjavë Ndryshe për një kauzë shumë të madhe.

Vogëlushi Joel që prej moshës 6 muajsh vuan nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë, e cila është përkeqësuar dita ditës aq sa e ka bërë Joelin të mos buzëqeshë më e të humbasë çdo shpresë.

Në ditën e rëndësishme për fëmijët, Luiz Ejlli i bashkohet apelit për vogëlushin Joel. Ai ka nevojë për një operacion shumë të vështirë dhe duhet të niset menjëherë jashtë vendit.

Artisti ka shkuar e ka takuar Joelin dhe familjarët e tij, teksa ka bërë edhe këtë apel:

“Me datën 1 qershor kur të gjithë fëmijët, jo vetëm në Shqipëri por në mbarë botën festojnë, unë vendosa me ardhur te një fëmijë i cili gjatë gjithë jetës së tij nuk e ka festuar kurrë 1 qershorin. Ai sot është 9 vjeç dhe që kur ka qenë 6 muajsh, i ka marrë spitalet me radhë. Për hir të së vërtetës është rëndë dhe nëpërmjet Fundjavës Ndryshe, unë vendosa që të vija këtu dhe ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkoheni me mua e me Fundjavën Ndryshe që të bëjmë të mundur që ky fëmijë të festojë si gjithë fëmijët e tjerë.

E di që është shumë e vështirë për atë fëmijë dhe familjen e tij. Ai i ka fobi tani spitalet, është i traumatizuar. Unë i pari do e bëj kontributin tim me aq sa kam mundësi, kështu që ju lutem të bëhemi të gjithë bashkë. Ky është momenti që jua kërkoj me dorë në zemër që t’i japim një shans. Siç mua dha mua një shans për të ndryshuar gjithçka dhe për të ecur përpara, le ta bëjmë edhe për Joelin, i cili sot është 9 vjeç dhe po e përsëris nuk ka festuar asnjë vit 1 qershorin. Le të jetë edhe ky si gjithë fëmijët”.

Ndërkohë më poshtë janë adresat ku mund të jepni kontributin tuaj:

GoFundMe: http://gofundme.com/HelpJoelin

PayPal : https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW