Transmetuar më 02-06-2023, 12:51

Mes temave të ndryshme të prekura nga Erlinga Haaland, ylli i Manchester City, gjatë intervistës dhënë BBC-së, ishte edhe ajo që lidhet me parakalimin e Arsenalit dhe fitimin e titullit në Premier League:

“Ne i ndoqëm ata gjatë gjithë sezonit dhe kur fituam, titulli ishte vërtet i bukur. Misioni, megjithatë, ende nuk është kryer. Na mungojnë edhe dy finale. Vetëm pas kësaj mund të mendojmë për t’u çlodhur".

Tetë ditë i ndajnë Interin dhe Manchester City nga finalja e Champions League në Stamboll. Një nga protagonistët e skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola, Erling Haaland, e mori fjalën drejtpërdrejt për këtë:

"Do të ishte diçka surreale ta mbyllnim sezonin me tripletë, edhe pse kjo është arsyeja për të cilën klubi më bleu. Nuk kemi pse ta fshehim si ambicie dhe do të bëj gjithçka për ta realizuar këtë qëllim. Kjo është ëndrra ime më e madhe dhe shpresoj të realizohet. Natyrisht, megjithatë, nuk do të jetë e lehtë.

Na presin dy finale (nesër e “FA Cup” kundër Manchester United) kundër dy skuadrave mjaft të mira. Të dy kundërshtarët do të jenë të motivuar dhe të gatshëm për çdo gjë, por nëse luajmë më së miri, kemi një shans të mirë për t’i sjellë të dy trofetë në shtëpi".