Transmetuar më 02-06-2023, 12:49

Tiranë- Lideri demokrat Sali Berisha ka komentuar lirimin e Saimir Tahirit nga burgu ditën e sotme.

Berisha: U lirua me urdhër të Edi Ramës, me ultimatum që Tahiri i çoi Edi Ramës se është dita e fundit e durimit përndyshe do zbërtheshin lidhjet kriminale të Olsit dhe të Edit nga Meksika deri në Afrikë të Jugut.

Është një urdhër direkt i Edi Ramës. Saimir Tahiri ia dha këtë paralajmërim botërisht dhe zyrtarisht që unë do di të mbrohem, dhe më në fund ai arriti ta mposhtë Edi Ramën i cili është i ngërthyer në aferën McGonigal dhe po bën lobimin më të fuqishëm që të shpëtojë. Por nuk do shpëtojë dot me gjithë angazhimin e Sorosit dhe miqve të vet.