Transmetuar më 02-06-2023, 12:23

Një kthesë e bujshme është në horizont, në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve mes Manchester City dhe Interit. Përballja e shumëpritur, e planifikuar të luhet në Stamboll më 10 qershor, mund të mos gjykohet nga Szymon Marciniak, edhe pse polaku ishte caktuar tashmë nag UEFA për të “kurorëzuar” kampionin e ri të Evropës.

Arbitri i caktuar nga Rosetti për ndeshjen më të rëndësishme të vitit përfundoi në syrin e ciklonit për pjesëmarrjen e tij të pretenduar në një event të organizuar nga lideri i ekstremit të djathtë të vendit të tij, Sławomir Mentzen, i njohur për mbështetjen dhe qëndrimet homofobike e antisemite. Për ta raportuar këtë lajm ka menduar “Sky Sport”.

UEFA ka ndërmarrë menjëherë veprime, duke kërkuar sqarime për këtë çështje dhe theksuar neverinë ndaj ideve të përhapura nga grupi politik në fjalë, të cilat nuk pasqyrojnë vlerat e mbrojtura nga organi më i lartë i futbollit kontinental.

Vendimi përfundimtar për një zëvendësim të mundshëm të Marciniak duhet të arrijë sot. Për arbitrin polak do të ishte një goditje e vështirë për t’u tretur, pesë muaj e gjysmë pas drejtimit të finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës në “Katar 2022”.

Szymon Marciniak foli përmes kanaleve të tij sociale për polemikat që shpërthyen dhe u mbrojt: “Në lidhje me raportimin mediatik, deklaroj se nuk kam mbështetur apo legjitimuar kurrë asnjë parti, organizatë politike apo politikan individual. Distancohem fuqimisht nga çdo pikëpamje, deklaratë dhe veprim ekstrem, racist apo antisemitik.

Për mbulimin e sotëm mediatik deklaroj se unë kurrë nuk kam mbështetur apo legjitimuar asnjë parti politike, organizatë apo politikan individual. Unë distancohem fuqishëm dhe qartë nga çdo opinion, deklaratë apo veprim radikal, racist apo antisemitik”.