Transmetuar më 02-06-2023, 11:44

Në sezonin e ardhshëm futbollistik, Zlatan Ibrahimovic do të mbushë 42 vjeç (më 3 tetor), por ai nuk ka dëshirë të tërhiqet në mënyrën më të trishtuar të mundshme, pra si person i lënduar, në fund të një sezoni në të cilin, mes shërimit pas operacionit dhe problemeve të tjera që i janë shfaqur, praktikisht nuk luajti kurrë për Milanin (4 paraqitje dhe një gol, të shpërndara në vetëm 144 minuta lojë aktivizim).

Kampioni suedez dëshiron të vazhdojë, por jo si njeri në dhomat e zhveshjes. Ibra dëshiron të japë kontributin e tij në fushë: " Jam mirë fizikisht. Kam punuar shumë, madje i kam kaluar limitet e mia. Jo vetëm këtë vit, por edhe gjatë vitit të kaluar.

Kur isha i dëmtuar jam munduar të ndihmoj grupin. Kur ke një profesion që e bën përgjatë gjithë jetës dhe kur e di se çfarë duhet të bësh, por nuk mundesh, atëherë ndihesh keq. Kur vjen dëmtimi nuk ke ç’të bësh, duhet ta pranosh edhe atë.

Koka ime është e fortë. Ndihem Superman sa herë që rikthehem në fushë. Gjithsesi, duhet të ruaj ekuilibrin mes futbollit dhe jetës. Jam sforcuar shumë për t‘u rikthyer dhe dhënë gjithçka në fushë, por nuk kam marrë gjithnjë atë që meritoja.

Unë jam një njeri që nuk heq dorë, por njeriu duhet të gjejë kënaqësi në atë që bën. Nuk kam ndërmend të tërhiqem, jam ende jam larg asaj date, nuk e mendoj largimin nga sporti. Besoj se do të rikthehem të luaj, por duhet të gjej ekuilibrin në jetën time. Nëse nuk kam qetësi, ekuilibër dhe stabilitet, bëhem si një bombë që shpërthen”.

Mund të jetë një imazh i 1 person, duke luajtur futboll, duke luajtur futboll dhe teksti

E ardhmja është vetëm dhe vetëm Milani, topi tani i përket klubit kuqezi, duke qenë se kontrata e Ibrahimovic skadon më 30 qershor. “Milani është shtëpia ime, – shpjegon ai për ‘Gazzetta dello Sport’. – Kontrata ime po skadon, nuk di asgjë çfarë do të ndodhë.

Vitin e kaluar i thashë Paolos: Varet nga ty. Dhe mora një fletë për të firmosur. Nuk e di çfarë kishte në të. Mjafton të di që jam lojtar i Milanit dhe pastaj e di çfarë duhet të bëj. Pjesa tjetër për mua nuk ka rëndësi, më intereson vetëm të kthehem në fushë, përndryshe gëzimi pakësohet. Kam ende dëshirë, por duhet ekuilibër".

Napoli fitoi titullin me një avantazh të jashtëzakonshëm ndaj të gjitha skuadrave të tjera, por për Ibrahimovic nuk është skuadra më e fortë në Serie A: "Interi është më i forti në Itali, në letër. Ata kanë shumë më tepër përvojë dhe lojtarë sesa të tjerët.

Ky nuk është një justifikim, nuk ka asnjë justifikim për Milanin. Sepse atëherë kur luan 11 kundër 11, je në kushte të barabarta. Ata bënë më mirë se ne. Çfarë na mungon? Koha për të arritur atje ku duam të arrijmë".

Gjiganti nga Malmoe nuk do të shkojë te Monza, pavarësisht presionit të një miku të vjetër, Adriano Galliani: "Ai më merr në telefon çdo ditë prej tri vitesh dhe gjithmonë më thotë se Monza është e bukur, se ka natyrë të bukur, se kontrata është tashmë aty. Unë jam lojtar i Milanit, ndihem krenar për këtë. Në një moshë të caktuar nuk ka më ego, nuk ke nevojë të demonstrosh.

Dua të jem në fushë, aty mund të ndihmoj shumë më tepër. Nuk shkoi ashtu si desha unë, punova 11 muaj për diçka që nuk mund t’ia dal. Nëse nuk ndodh, mëson, rritesh gjithsesi, por në fund do një shpërblim: çmimi është trofeu, jo rroga”.