Transmetuar më 02-06-2023, 11:25

Një deklaratë që “bën me zemër” tifozët e Galatasaray mbërriti së fundi nga Wanda Nara, e cila është njëkohësisht bashkëshorte dhe menaxhere e Mauro Icardit. Ky i fundit luajti rolin kryesor në fitimin e titullit kampion të Galatasaray në Turqi këtë sezon.

Pasi ndau një foto të saj me Icardin në Instagram, Nara shkroi: “Nuk do ta harrojmë kurrë familjen tonë, Galatasaray, do ta mbajmë në zemrat tona përgjithmonë”. Sulmuesit 30-vjeçar, kontrata e të cilit vazhdon me PSG-në, klubin që i zotëron kartonin.

Ajo skadon në vitin 2024, por Icardi po mendon se në cilën skuadër do të luajë sezonin e ardhshëm. Postimi i Wanda Narës mori mijëra komente nga tifozët e Galatasaray në rrjetet sociale.

Deklarata e bërë nga gruaja e Icardit, Wanda Nara, është si vijon: “I përgëzoj të gjithë tifozët e Galatasaray. Ndihem si pjesë e kësaj familjeje të madhe, Galatasaray, sepse e dija që në ditën e parë që Mauro u nis për në Stamboll se do ta ngrinte këtë trofe.

E mbaj mend shumë mirë atë ditë kur erdha vetëm në Stamboll dhe u ktheva në shtëpinë tonë në Paris për ta bindur Mauron. Sot festojmë me ju, ëndrra jonë është realizuar. Nuk do ta harrojmë kurrë familjen tonë, Galatasaray, do ta mbajmë në zemrat tona përgjithmonë”.