Transmetuar më 02-06-2023, 11:07

Shijak- Ardjan Çyrbjan është 50-vjeçari që u plagos me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Shijak.

Për fat të mirë 50-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Ai është qëlluar me armë nga Ervis Hodo, 38 vjeç.

Autori, që është shpallur në kërkim ka shtënë tri herë me armë në drejtim të 50-vjeçarit , i cili ka qenë nën shoqërinë e bashkëshortes dhe fëmijës. Plumbat e kanë kapur një në bark dhe tjetri afër zemrës. Bashkëshortja e Çyrbes i është afruar autorit duke iu lutur të mos qëllonte më.

Autoritetet bëjnë me dije se konflikti me autorit dhe të plagsurit ka ndodhur për motive të dobëta. Policia po punon për kapjen e autorit.