Transmetuar më 02-06-2023, 09:58

Një skenë e pabesueshme ndodhi në aeroportin e Budapestit, një ditë pas finales së “Europa League” mes Sevilla dhe Roma. Në fakt, gjyqtari Taylor ishte në terminalin e aeroportit, në pritje për të marrë fluturimin me familjen e tij, kur u gjend përballë 100 tifozëve të Romës, të cilët fillimisht filluan të këndojnë këngë, më pas vijuan ta shajnë për drejtimin e finales së “Puskas Arena”.

Një skenë që filloi të nxehej kur mbërritën fansat e tjerë verdhekuq, të nxitur nga brohoritjet dhe fishkëllimat. Në atë moment ndërhyri policia me shtatë oficerë, të cilët shoqëruan Taylor dhe familjen e tij (aty ishin gruaja dhe prindërit e tij) në një dhomë shërbimi të rezervuar për punonjësit.

Mirëpo, gjatë hyrjes në terminal të arbitrit anglez, tejet i kontestuar nga Jose Mourinho dhe drejtues e lojtarë të tjerë të Romës,  hodhën edhe gota me ujë ndaj tij. Madje, atmosfera u ndez më tej kur disa tifozë deshën ta godisnin.

Një tifoz hodhi edhe karrige plastike drejt arbitrit anglez, por pa rezultat. Taylor u mbyll në mënyrë të sigurt për më shumë se një orë në dhomën e rezervuar të aeroportit para se të nisej për në fluturimin e tij drejt Anglisë.

Mourinho i tërbuar pas Sevilla-Roma, sulmon arbitrat në parkingun e stadiumit: Jeni për turp, f**k UEFA… (video)