Transmetuar më 01-06-2023, 23:48

A është e mundur të “fluturohet” pa krahë? Patjetër që po. Për këtë mjafton të rezervoni një biletë në një itinerar që mbulohet nga një prej trenave më të shpejtë në botë. Ja cilët janë 10 prej tyre.

10. ICE 3 (Gjermani), 300 km/h (Shpejtësia teorike 369 km/h)

Sot ka shumë trena të shpejtësisë të lartë që udhëtojnë me mbi 300 km/h. Ndër to është trenigjerman ICE 3. I ndërtuar nga kompania Siemens Mobility në vitin 1999, ishte menduar tëkishte një shpejtësi maksimale prej 330 km/h, por në testet hekurudhore arriti deri në 369 km/h.

9. Frecciarossa 1000 (Itali), 300 km/h (Shpejtësia teorike 394 km/h)

I ndërtuar nga konsorciumi AnsaldoBreda–Bombardier, treni përshkon Italinë nga Torino në Napoli që nga viti 2015, me një shpejtësi të kufizuar deri në 300 km/h, edhe pse ështëprogramuar të arrijë në 360 km/h . Në teste arriti shpejtësinë maksimale 394 km/h.

8. KTX-Sancheon KTX II (Korea e Jugut), 305 km/h (Shpejtësia teorike 422 km/h)

Treni më i shpejtë korean udhëton në itineraret që lidhin kryeqytetin Seul me dy qytetet kryesore të vendit Busan dhe Guangiu. Ai arrin shpejtësinë 305 km/h, edhe pse ka njëpotencial më të madh:mund të arrijë shpejtësinë 422 km/h.

7. AVE S103 (Spanjë), 310 km/h (Shpejtësia teorike 403.7 km/h)

Trenat e kompanisë Alta Velocidad Española janë të kufizuar në shpejtësinë 310 km/h, edhe pse modelet më të shpejta të saj arrijnë në 350 km/h. Prototipi i fundit, i quajtur S103, është i certifikuar për shpejtësinë 350 km/h por në teste ka kaluar 400 km/h.

6. Al Boraq RGV-M (Marok), 320 km/h

Al Boraq është emri arab për linjën hekurudhore që lidh Tanzherin me Kazablankën. Treni që operon atje, RGV-M, operon me potencialin e tij maksimal, duke arritur një shpejtësi prej 320 km/h.

5. British Rail Class 374 (Eurostar e320) Britani e Madhe, 320 km/h

Ky tren gjerman i shpejtësisë të lartë, i ndërtuar sërish nga Siemens Mobility për tregun britanik (operon edhe në Francë, Belgjikë dhe Gjermani), udhëton me një shpejtësi maksimale 320 km/h, që është edhe shpejtësia për të cilën është programuar.

4. Shinkasen (E5, E6, H5) Japoni, 320 km/h (401 km/h)

Sipas ligjit, trenat në Japoni nuk mund të kalojnë shpejtësinë 320 km/h, dhe Shinkasen është ipërpiktë në këtë aspekt. Megjithatë modelet aktuale që janë në shërbim mund të arrijnëshpejtësinë 400 km/h.

3. TGV POS (Francë), 320 km/h (Shpejtësia teorike 575 km/h)

Është një ndër trenat më të shpejtë nga të gjithë, duke qenë se mund të udhëtojë potencialishtme deri në 575 km/h. Por në linjat në të cilat funksionon prej më shumë se 40 vjet është i kufizuar në shpejtësinë 320 km/h.

2. Treni Maglev Shanghai CR400BF (Kinë), 350 km/h (Shpejtësia teorike 420 km/h)

Në vitin 2021 Maglev, arriti në prova shpejtësinë 600 km/h. Aktualisht ky tren në shërbim nëlinjën që lidh Pekinin dhe Shangain, arrin shpejtësinë 350 km/h.

1) Shanghai Transrapid (Kinë), 350 km/h (Shpejtësia teorike 431 km/h)

Ai lidh Shangain me aeroportin e tij, duke përshkruar distancën 30.5 km brenda 7 minuta e 20 sekonda, me një shpejtësi mesatare prej 250 km/h. Është një tren urban, pjesë e rrjetit nëntokësor të qytetit dhe më i shpejti në botë ndër ata që janë në shërbim.

Jashtë klasifikimit: SC Maglev L0 Series (Japoni), 603 km/h

I ndërtuar nga kompania Mitsubishi dhe i prezantuar 12 vjet më parë, ky tren që ecën mbi binarë magnetikë, është ende në zhvillim e sipër. Por në prova arriti shpejtësinë rekord prej 603 km/h. Do të hyjë në përdorim të gjerë në vitin 2027. / Focus