Transmetuar më 01-06-2023, 22:35

Skuadra rrogozhinase fiton për herë të parë Kupën e Shqipërisë pasi mposhti në finale Tiranën me rezultatin 1-0, falë një goli të shënuar në minutën e 114-të nga Laurentino me 11-metërsh.

Një mbyllje e keqe e sezonit nga Tirana, që pasi e humbi titullin kampion në javën e fundit, dështon edhe në finalen e Kupës, sigurisht edhe si rrjedhojë e dënimeve të shumë futbollisti nga Komisioni i Disiplinës.

Bardheblutë mbetën me një lojtar më pak pa u mbushur 25 minuta lojë. Berisha ndërhyn rëndë ndaj Jacksonit dhe për Enea Jorgjin nuk ka dyshime, karton i kuq për lojtarin e Tiranës.

Pretendojnë për penallti lojtarët e Tiranës rreth 15 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, pas prekjes së topit me dorë nga Zejnullai. Jorgji pret konfirmimin nga sistemi VAR dhe vijon lojën.

Shtylla shpëton bardheblutë ne minutën e 61-të. Jackson depërton nga e majta, kalon dhe Likën, por top rrok shtyllën.

Pas sfidës, zhgënjimi ishte i madh në kampion bardheblu. Në momentin e dhënieve të medaljeve, trajneri Shehi e hoqi dhe më pas edhe futbollistët pas tij.