Transmetuar më 01-06-2023, 12:17

TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit shpall vendimin për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin. Togat e zeza të përfaqësuara nga Florian Kalaja kanë vendosur që të lenë në burg Fredi Belerin, ndërsa për Pandeli Kokaveshin, është ndryshuar masa në detyrim paraqitje.

Gjatë seancës, avokatët kanë depozituar edhe prova të reja përsa i përket gjendjes shëndetësore të dy personave të dyshuar. Kokaveshi përveç raporteve mjekësore kërkoi ndryshim mase edhe për shkak të fëmijës së mitur.

Ndërsa avokatët e Fredi Beleri insistojnë që nuk ka prova.

PËRSE U ARRESTUAN? Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare.