Transmetuar më 01-06-2023, 12:00

Një prapaskenë e bujshme në lidhje me sjelljen e Wanda Narës në programin e famshëm "MasterChef" të Argjentinës po bëhet "virale". Sipas disa thashethemeve të qarkulluara nga Ángel de Brito i LAM, gruaja e Icardit do ta ekzagjeruar atmosferën pozitive ndaj një konkurrenti.

Nuk është hera e parë që Wanda gjendet në qendër të një skandali. Të themi të drejtën ka më shumë momente në të cilat për të mbretëron paqja mediatike. "Produksioni i ‘MasterChef Argentina’ do t’i kishte sugjeruar prezantueses se atmosferat e mira dhe mirëkuptimi me një nga pjesëmarrësit (Juan Francisco Moro) ishin shumë të dukshme", – zbuloi programi i drejtuar nga Ángel de Brito.

La indirecta de Wanda Nara a Juan Francisco de MasterChef: Esto tomalo  como...

Duket se mes Wanda Nara dhe Juan Francisco Moro ka një kimi të vërtetë, gjatë dhe pas regjistrimeve. A nuk i mjaftojnë skandalet me Mauro Icardin dhe L-Gante? Në disa episode, Juan Francisco Moro kundërshtoi Wanda Narën për faktin se iu kushtoi më shumë vëmendje kolegëve të tjerë dhe e la mënjanë.

"Tani do të merremi seriozisht. E di që ke të preferuarat e tu këtu… Nuk është aspak skenë xhelozie", – i tha konkurenti. Wanda reagoi: "Ah, kjo është një ide e tmerrshme!" Ndërkohë, fansat e programit i kanë kthyer në qendër të vëmendjes të dy. Modelja, shumë kohë përpara se LAM të dilte në transmetim me këto lajme, tha një fjalë të fortë: "Unë marr gjithmonë gjithçka që dua". Nëse edhe ky është skandal, herët a vonë do të lulëzojë…