Transmetuar më 01-06-2023, 11:00

Roma humbi finalen e “Europa League”. Ishte Sevilla ajo që mbizotëroi nga pika e bardhë (pas barazimit 1-1), me penalltitë e humbura nga Ibanez dhe Mancini, që i hapën rrugën triumfit të formacionit të Mendilibar. Suksesi i shtatë nga shtatë finale për skuadrën spanjolle, në një ndeshje të zjarrtë.

Gjatë sfidës shumë të tensionuar, stolat respektivë kanë shkaktuar përplasje verbale të vazhdueshme, me Mourinho mes protagonistëve. Trajneri luzitanian u kap ndër të tjera me Joan Jordán Moreno, mesfushorin e Sevilla. Kësisoji, kryesori Taylor i ndëshkoi të dy më kartonë të verdhë.

Pas penalltisë së Montiel, Jordan “mbërtheu” me duar pjesët gjenitale, duke u gëzuar në një mënyrë të parë tashmë në të kaluarën. Simeone dhe Dibu Martinez, ndër të tjera, bënë të njëjtën gjë, disa në një mënyrë shumë të ngjashme, disa pak më ndryshe.

Jordan hyri në lojë në minutën e 128-të të ndeshjes, para ekzekutimit të penalltive që i dhanë fitoren Sevilla. Mesfushori i lindur në vitin 1994, Jordan, luan për Sevilla që nga viti 2019. Më parë ka qenë pjesë e Eibar-it, pikërisht në periudhën kur Mendilibar drejtonte ekipin e tij të mëparshëm.

Vetëm Mendilibar dhe Jordan kishin qenë protagonistë të largët në ditët para finales së Ligës së Europës. “Joan është si një gomar i vjetër, dëshiron, por nuk mundet, – tha trajneri pas humbjes ndaj Real Madridit, në të cilën mesfushori i rikthyer pas disa javësh dëmtimi kishte zhgënjyer. – Ai ka qenë jashtë për një muaj. Ne mendojmë se kur stërviteni jashtë skuadrës, ju bëni gjërat që ju thonë të bëni, por më pas nuk mund t’ia dilni. Kjo ndodh me shumicën e lojtarëve të lënduar".

Nga ana e tij, Jordan ishte përgjigjur përmes Instagramit: "Gomari i vjetër është shumë i lumtur që është kthyer dhe ka kapërcyer shqetësimin. Kanë qenë 41 ditë pune, fokusuar për të ndihmuar ekipin kudo që kam mundur. Duke thënë këtë… le të shkojmë drejt finales. E meritojmë, askush si ne nuk e do trofeun”.

Para derbit të fundit të Sevilla mes bardhekuqve dhe Betisit, një kukull me emrin dhe numrin e tij (8) ishte varur në një urë, në unazën pranë qytetit. “Sulm i neveritshëm ndaj nderit dhe dinjitetit”, – kishte theksuar Sevilla pas asaj që ndodhi.