Diletta Leotta është gati të bëhet nënë. Prezantuesja bionde është në pritje të një vajze nga lidhja me portierin Loris Karius. Një histori dashurie që lulëzoi vetëm vjeshtën e kaluar, por u bë menjëherë e rëndësishme në një kohë të shkurtër. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, prezantuesja e Dazn ka zbuluar detaje të reja të kësaj historie romantike dashurie:
“Isha duke darkuar me shoqet në një klub, aty hyri Loris dhe iu them: vajza, ka hyrë burri i jetës sime. Ishte dashuri totale me shikim të parë. Pastaj nuk kemi pasur kontakt me sy, nuk e kisha njohur. Në një moment ai largohet, por kthehet te dera, më buzëqesh dhe më thotë përshëndetje. Ishim aty deri në 4 të mëngjesit duke biseduar, më pëlqeu menjëherë”.
Një dashuri totale me shikim të parë, duke qenë se brenda dy muajsh Diletta Leotta mbeti shtatzënë. Shtatzënia u zbulua më 24 dhjetor: "E kuptova që diçka nuk shkonte, sepse isha në Catania në një drekë me miqtë. Unë e pëlqej birrën në drekë, por ndjeva një shije shumë të çuditshme, diçka nuk shkonte. Bëra testin dhe doli pozitiv”.
Mirëpo, Diletta nuk e fshehu se ndjehej e frikësuar: “Thashë me vete: nuk është sikur jeni 10 vite bashkë, ndiqni një rrugë të saktë, martoheni, bëni fëmijë, pastaj është e sigurt që do të qëndroni përgjithmonë bashkë. Ndjeva frikë, por edhe gëzim total me Loris, dashuri në infinit, entuziazëm në qiell".
Duke folur për distancën fizike, Diletta Leotta pranoi: "Newcastle është shumë i pakëndshëm si destiancion, pa fluturime direkte, qoftë përmes Parisit apo Amsterdamit. Për momentin ka shkuar mirë. Pastaj do të shohim destinacionin tjetër. A shpresoj që të vijë në Itali? Me egoizëm, po, por i uroj më të mirat nga pikëpamja sportive".
Dhe pastaj, përsëri: "Ai ka filluar të studiojë italisht dhe do të donte që unë të mësoja gjermanisht, por nuk do të shqetësohem, është shumë e vështirë".
Lindja e Diletta Leottës pritet në gusht: "Ndoshta në datëlindjen time 16, që nuk e di nëse është pozitive apo jo. Të kesh ditëlindjen në gusht është humbëse, gjithmonë e kam festuar vetëm". Prezantuesja sportive ka treguar se pothuajse me siguri Loris Karius do të marrë pjesë në lindje: "Jam e sigurt se do të jetë një baba shumë i ëmbël".
Dileta donte t’i vinte vajzës së saj emrin e nënës, Ofelia, por gjyshja e ardhshme e kundërshtoi: "Më tha se ishte turp, do ta vuaja gjithë jetën".
Pas lindjes së fëmijës, emri i të cilit ende nuk është vendosur, Diletta Leotta dhe Loris Karius mund të martohen: "Unë po mendoj për martesën, por ai duhet të më pyesë. Në këtë aspekt jam tradicionaliste".