Transmetuar më 31-05-2023, 20:08

Ksamil- Aksident fatal në Ksamil. Dy të rinj me motor përplasen me një mjet, humb jetën njëri prej tyre.

Burime nga vendngjarja tregojne se ngjarja ka ndodhur në qendër të Ksamilit.

Qytetarë të rastësishëm kanë njoftuar ambulancën.

Sipas qytetarëve, pavarësisht se Qendra Shëndetësore ndodhet vetëm pak metra larg vendngjarjes, ambulanca ka vonuar shumë.

Të rinjtë janë transportuar drejt spitalit në Sarandë, por sipas informacioneve, njëri ka humbur jetën.