Transmetuar më 31-05-2023, 18:39

Kosovë- Protestuesit nuk kursejnë gazetarët në veri të Kosovës. Rastet e sulmeve janë të shumta e të dokumentuara tashmë.

Në videon e siguruar nga mediat vendase shihet momenti teksa njëri prej gazetarëve të Kosovës goditet me grusht në bark.

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd