Transmetuar më 31-05-2023, 16:56

Një person në Sarandë ka humbur jetën gjatë punës në një hotel, pasi dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Mësohet se viktima është shtetasi E. K., 62 vjeç.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë nga ana e pronarit.

Nis procedimi në gjendje të lirë për pronarin e hotelit shtetasin, H. H., 74-vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.