Transmetuar më 31-05-2023, 14:39

Nga ARTAN FUGA

Mbaroi! Vijeni flamurin ne gjysme shtize! Qysh sot, Shqiperia, pas ndoshta nje shekulli, nuk do te kete me institute per albanologji, as nje Qender Albanologjike si institucion me vete. Kultura kombetare ka marre keshtu nje goditje vdekjeprurese.

Pallavrat pa lidhje ne sherbim te lobive antikombetate nuk e mbulojne dot gjemen e ndodhur. Shihni programet mesimore te gjimnazit, aprovuar nga ministria e arsimit, nje keqtrajtim i ndyre i trashegimise letrare, filozofike, artistike, kulturore kombetare, nje minim me tritol administrativ i traditave tona qe duhej te mbanin lidhur popullin me atdheun.

Eshte nje platforme e tere! Dhe pyesin gjoja te habitur: Perse ikin shqiptaret nga atdheu, nuk ikin serbet, nuk ikin bosniaket, nuk ikin maqedonasit! Ja perse ikin. Se n’a Kane thare cdo gje kombetare.

Eshte nje disfate tjeter. Shume me e ndershme se ajo e atyre qe me te tilla fitore do te kene turpin me vete. Mund te luash me pushtetin, por me historine kurre. Kujtesa nuk do ta harroje. Ka pasur kohe edhe me erreta dhe hiri eshte ndezur perseri.