Transmetuar më 31-05-2023, 14:02

Që prej largimit nga Real Madridi, Zinedine Zidane është lidhur me skuadra të shumta. Së fundi, emri i tij ka tingëlluar për stolin e Juventusit, PSG, Olympique Marseille… Megjithatë, për momentin francezi vazhdon të presë me qetësi kohën dhe klubin e duhur për t’u rikthyer.

Në programin "Rothen s’enflamme" të RMC zbuluan disa të dhëna për të ardhmen e Zidande. Christophe Dugarry, një ish-futbollist që u shpall kampion bote së bashku me Zinedine, shpjegoi se çfarë mendon për të ardhmen e "Zizou":

"Ai ka kriteret dhe dëshirat e tij. Të stërvitesh për hir të stërvitjes nuk do të thotë asgjë, ose bëhesh zyrtar futbolli. Ai është ende i pasionuar, ka treguar atë që dëshiron, nuk e ka fshehur, por nuk është i gatshëm të pranojë gjithçka".

Te Real Madridi, mes titujve të tjerë, Zidane fitoi tri Liga të Kampionëve, gjë që sipas Dugarry i jep të drejtën e zgjedhjes: "Ai ka avantazhin që ka triumfuar, i ka kapërcyer të gjitha fazat, ose pothuajse të gjitha, me sukses. Zidane nuk do të humbasë rrugën në një klub që nuk i intereson, që nuk i pëlqen, ku nuk është i aftë të transmetojë njohuritë e tij për futbollin, pasionin e tij".

Unë nuk dua ta shoh Zidane pa një klub. Mendoj se futbolli ka nevojë për trajnerë si ai", – tha Jérôme Rothen. Tani për tani, do të duhet të presim për të parë sërish Zinedine të ulur në një stol.