Transmetuar më 31-05-2023, 12:57

Ish-futbollisti brazilian Dani Alves është ende në paraburgim, pas përdhunimit të dyshuar të një vajze të re në banjën e klubit të natës "Sutton", 31 dhjetorin e vitit të kaluar. Ish-anësori i Barcelonës ndodhet pas hekurave prej katër muajsh, teksa "viktima" e supozuar ka dëshmuar sërish.

Programi "En boca de todos" zbuloi dëshminë e re të vajzës 23-vjeçare: “Ai m’u afrua dhe më tha: Nuk e di kush jam? Dhe unë iu përgjigja: Jo. Ai vzhdoi: Quhem Dani… Mbaj mend që më kapi dorën dhe ma dërgoi sipër organit të tij gjentital.

Më tha të largoheshim që aty. Nuk pranova. Fillova të trembesha shumë dhe mendova: Po sikur të më hidhte diçka në pije? Po sikur t’i bënte diçka shokut tim? Gjithçka e kam menduar në një kohë shumë të shkurtër.

Ai më bëri një gjest dhe aty i thashë kushëririt tim: Nuk e di nëse duhet të shkoj. Ai më tha: Mirë, asgjë nuk do të ndodhë. Dhe bëri një gjest që të largohesha me të. Nuk e dija kurrë se ku po shkoja. Më kujtohet se kam shkuar atje ku ishte ai.

Në atë moment thashë: Me siguri është derë për të dalë në rrugë ose në ndonjë dhomë VIP. Mendova se ishte një zonë tjetër e klubit. Ai hapi derën dhe unë hyra. Kur hyra pashë se në çfarë po futesha. Pashë që ishte një lavaman i vogël, shumë, shumë i vogël. Kishte vetëm një tualet dhe vend për të larë duart".

Më pas, "viktima" ka rrëfyer se si ka ndodhur përdhunimi i dyshuar: "Mbaj mend që më ngriti fustanin dhe më bëri t’i ulem sipër. Mbaj mend që i thashë: Nuk mundem, nuk mundem, duhet të iki, lermë. Ai filloi të thoshte shumë gjëra. Kur më vonë më shtriu në dysheme, mbaj mend se isha në shok, nuk dija çfarë të bëja.

E di që nuk më kapi vetëm nga flokët, por më bëri të bie në gjunjë para tij. Në atë moment pashë një tatuazh. Mendova: Ky djalë do të më lëndojë shumë. Kisha shumë frikë. Fytyra, tatuazhi…, edhe sot e kësaj dite janë skena që më mundojnë shumë".