
Një mënyrë e mirë për të shpaguar veten pas zhgënjimeve me Fiorentinën. Aleksandr Kokorin, i huazuar nga klubi vjollcë te qipriotët e Aris Limassol, e mbylli sezonin me dy trofe.
Pak si Lewandowski në vitin 2020, i portretizuar në shtrat me të gjithë trofetë e fituar nga ai dhe Bayern Munich, edhe Kokorin nuk u përmbajt dhe imitoi polakun e mirënjohur.

Ai u përjetësua shtrirë në shtratin e tij në shoqërinë e dy trofeve të fituara këtë sezon, përkatësisht titullin kampionat të Qipros dhe trofeun personal MVP të sezonit.
Fotoja është publikuar nga vetë sulmuesi rus 32-vjeçar në rrjetet e tij sociale. Një portret kurioz në të cilin Kokorin shfaqet shumë i relaksuar dhe i kënaqur me dy trofetë e Aris Limassol pranë tij.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





