Transmetuar më 31-05-2023, 10:49

Drejtori i ARRSH, Ervis Berberi, ka bërë me dije se punimet në tunelin e Llogarasë kanë ecur me ritme të shpejta.

Gjatë një interviste televizive, Berberi është shprehur për euronews se tuneli do të hapet në qershorin e vitit të ardhshëm për automjetet.

“Në Llogara jemi duke ecur shumë mirë, më mirë se ç’ishte parashikuar pasi nuk ka probleme gjeologjike. Sezonin tjetër veror do jetë i hapur për trafikun, në qershor do jetë në funksion. Kemi ecur shumë mirë, tunelet janë duke u betonuar, po presim të hapet tuneli i emergjencës, është duke ecur puna me disa fronte. Por për të shkuar në jug, nisim që nga by pass-i i Vlorës që ka mbaruar. Aksi Orikum-Dukat bëhet i aksesueshëm në fillim të korrikut”, tha kreu i ARRSH-së.