Transmetuar më 31-05-2023, 10:03

Rafael Leao, pas suksesit ndaj Juventusit që i dha mundësinë Milanit të kualifikohej në Champions League, postoi një foto të tij me fanellën e Federico Chiesa (pra të Juventusit) futur në pantallonat e shkurtra.

Një gjest që nuk ka kaluar pa u vënë re dhe që ka shfrenuar zemërimin e tifozëve të Juventusit. Vetë Rafael Leao më pas vendosi të kërkonte falje përmes profilit të tij në Twitter, ku postoi mesazhin e mëposhtëm:

“Nëse ndonjë fans ndihet i pa respektuar për vendosjen e fanellës së Juventusit në pantallonat e shkurtra, kërkoj falje. Nuk ishte qëllimi im të transmetoja asnjë lloj mosrespekti, me të vërtetë unë i respektoj të gjitha institucionet. Forza Milan!"