Transmetuar më 30-05-2023, 21:57

Shkodër- Shoqërohet në komisariatin e policisë së Shkodrës, nënkryetari i FRPD-së në Shqipëri, Arvit Bushati.

Arsyet e shoqërimit të tij në policinë e Shkodrës, ende nuk dihen pasi ai kishte të mbyllur edhe çështjen në gjykatë ku u akuzua për blerje votash në fushatën elektorale. Bushati është aktualisht drejtori i Ujësjellës-Kanalizime Shkodër dhe konsiderohet si një ndër personat më të rëndësishëm të Demokratëve të Rithemelimit në Shkodër.

Pritet që përpara komisariatit të Shkodrës, demokratët të zhvillojnë një protestë sonte.