Transmetuar më 30-05-2023, 21:21

Korçë- I vdiq nusja në aksident, vjehrra nuk e përballon lajmin e kobshëm dhe ndërron jetë.

Rasti tragjik vjen pasi një aksident me pasojë vdekje është shënuar ditën e djeshme në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Cankonj.

Një makinë tip “Ford” me drejtues E. M., u përplas me automjetin tip “Benz” me drejtues A. Sh. Si pasojë ndërroi jetë pasagjerja e cila udhëtonte me mjetin “Ford”, e identifikuar si Miranda Malolli.

Si të mos mjaftonte kjo, një lajm tjetër i kobshëm vjen nga familja Malollit, vjehrra e të cilës ka ndërruar jetë pasi ka mësuar se nusja vdiq në aksident.

Burime për median bëjnë me dije se gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e një infrakti kardiak sapo ka mësuar lajmin.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e madhe e njëra prej mjeteve të aksidentuara. Rasti është nën hetim nga policia.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd