Transmetuar më 30-05-2023, 14:26
Kosovë- Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në Veri të Kosovës, atje ku qytetarë serbë protestojnë dhe reagojnë dhunshëm, edhe ndaj mediave.
Makina e grupit të xhirimit të News24 dhe Panorama tv, është goditur me një gur, ndërsa është rrezikuar jeta e shoferit të mjetit.
Gazetari Osman Stafa në një lidhje live tregoi se, teksa ishte duke raportuar, një grup të rinjsh, rreth 5 persona, të maskuar, kanë goditur makinën. Ndërkohë, shoferi i mjetit, fatmirësisht nuk ka mbetur i plagosur. Po i njëjti dëmtim ka pasur dhe makina e A2CNN.
Ndërkohë dje u sulmua makina e Top-Channel dhe e disa mediave kosovare.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd