Transmetuar më 30-05-2023, 13:02

Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nuk dihet ende arsyeja pse Isai ka shkuar në SPAK, teksa më herët ai ka qenë pjesë e përgjimeve të Prokurorisë së Posaçme për heqjen nga puna në mënyrë të padrejtë të 9 zyrtarëve nga bashkia që ai drejton.