Transmetuar më 30-05-2023, 12:10

Jorge Mendes ka folur për marrëdhënien e tij me Cristiano Ronaldon, duke pretenduar se ata janë ende të afërt, pavarësisht ndërprerjes së lidhjeve në cilësinë profesionale vitin e kaluar.

Ronaldo raportohet se u nda nga agjenti i tij prej një kohe të gjatë pas mosmarrëveshjeve për intervistën dhënë Piers Morgan, që çoi në largimin e hidhur të pesë herë fituesit të “Topit të Artë” nga Manchester United.

Përveç kësaj, Ronaldo thuhet se u konfliktua me Mendes pasi kërkoi që superagjenti t’i siguronte atij një marrëveshje me Bayern Munich ose Chelsea, verën e kaluar.

Pasi Mendes nuk arriti marrëveshje me asnjërin klub në fjalë, Ronaldo, i cili përfundoi duke nënshkruar vetë për skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Nassr, e ndërpreu partneritetin e tyre.

Cristiano Ronaldo and Jorge Mendes

Megjithatë, Mendes është i bindur se ai dhe Ronaldo janë ende afër. Menaxheri i njohur portugez iu tha gazetarëve: "Marrëdhënia jonë personale vazhdon të jetë e ngushtë, një marrëdhënie e shkëlqyer njerëzore.

Si e shoh këtë fazë të jetës së tij? Cristiano do të jetë gjithmonë në zemrën time. Ai është një lojtar dhe person i veçantë për mua. Nëse para disa vitesh mendoja se mund të kisha një lojtar me gjysmën e vlerës së Cristianos, do të firmosja për më pak.

Ne të gjithë portugezët duhet të jemi krenarë që kemi nxjerrë një lojtar si ai. E kam thënë gjithmonë dhe do ta them gjithë jetën: ai ishte dhe është lojtari më i mirë në të gjithë historinë e futbollit botëror. Nuk kam as më të voglin dyshim, edhe në krahasim me të tjerët.

Duhet të shihni se çfarë arriti të bëjë. Futbolli është gola. Ka shumë forcë dhe shumë punë, gjithashtu, në karrierën e jashtëzakonshme të Ronaldos”.