Transmetuar më 30-05-2023, 10:01

LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjin.
Dy motoçikleta janë përplasur e për pasojë është plagosur drejtuesi i njërit prej tyre.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.