Transmetuar më 29-05-2023, 22:09

KOSOVË- Gjatë protestës në komunën Zveçan, kanë ndodhur disa sulme të rënda ndaj gazetarëve makinave të mediave të ndryshme shqiptare në veri të Kosovës.

Makina e Syri Vizion nga Gjakova është goditur nga një plumb. Në pamjet e siguruara shihet se makina është qëlluar në pjesën e pasme të saj, por plumbi ka depërtuar deri brenda saj.

Edhe makina e Top Channel nga Shqipëria u vandalizua nga një person që i hoqi targën dhe e qëlloi.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd