Transmetuar më 29-05-2023, 16:03

Kosovë- Ish-presidenti Hashim Thaçi që nga ora 12:30 ndodhet në Kosovë. Atij i është lejuar që të shkojë në Burojë, nën masa të ashpra të sigurisë, për ta vizituar nënën e tij, të cilës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Forca të shumta të sigurisë janë parë në Burojë, ku Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Nëna e ish-presidentit Thaçi është liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar 5 ditë radhazi. Ajo, siç mësohet, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Dhomat e Specializuara të Kosovës, por deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë përgjigje.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd