Transmetuar më 28-05-2023, 14:49
TURQI- Raundi i dytë i zgjedhjeve në Turqi po zhvillohet me shumë bujë teksa votuesit po nxitojnë për në qendrat e votimit për të votuar midis Erdogan dhe Kilicdaroglu. Një qytetar ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, teksa hyri në qendrën e votimit në Adana, në jug të vendit i veshur me një kostum ‘Spiderman’.
Ky nuk është i vetmi moment që është bërë viral gjatë procesit të sotëm zgjedhor, pasi pak më parë në rrjete sociale kanë qarkulluar video ku në qendrat e votimit shfaqen kasfhë si mace, qen dhe madje një qengj që shoqëronte një votues.
🕸 Adana'da bir vatandaş ''örümcek adam'' kostümüyle oy kullandı. pic.twitter.com/Twk8xaABPW
— gdh (@gundemedairhs) May 28, 2023