Transmetuar më 27-05-2023, 10:42

Prishtinë- Një telefonatë e ardhur në Policinë e Kosovës, se në stacionin e autobusëve në Prishtinë është vendosur bombë, ka rezultuar alarm i rremë.

Kjo është konfirmuar nga vetë Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku thuhej se pas verifikimeve, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

“Njësitë policore kanë pranuar një telefonat nga një i dyshuar i pa njohur se në objektin e stacionit të autobusëve është i vendosur një mjet shpërthyes. Njësitë policore kanë evakuar qytetarët si dhe personelin i cili ishte në objektin e stacionit. Pas kontrollit të kryer nga njësitë relevante policore nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.