Transmetuar më 27-05-2023, 07:35

SHBA-Analisti i njohur amerikan, Janus Bugajski ka reaguar pas kritikave të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitterin e Blinken, Bugajski i drejtohet duke thënë se të dënosh ndërhyrjen e policisë së Kosovës në Veri të vendit, është njësoj si të dënohet certifikimi i Kongresit të SHBA të zgjedhjeve Presidenciale të tre viteve më parë dhe legjitimi i asaj që ndodhi në 6 janar në Kapitol. Ai shkruan se mbështetja e SHBA për Vuçiçin po destabilizon rajonin.

“Ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit. Mbështetja e SHBA për Vuçiç po destabilizon rajonin. Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane.”, shkruan në reagimin e tij Bugajski.

Ky reagim vjen pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, dënoi ashpër aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Çfarë po ndodh në Veri të Kosovës?

Mesditën e sotme në të 4 komunat me shumicë serbë në veri të Kosovës, u dëgjuan sirena alarmi, ku para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç u mblodhën edhe qytetarë. Situata është agravuar ndërsa janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, është hedhur gaz lotsjellës nga policia për të shpërndarë protestuesit të cilët kanë djegur edhe makina. Kjo protestë po bëhet në shenjë revolte nga protestuesit serb kundrejt kryetarëve të rinj shqiptarë të zgjedhur në katër komunat me shumicë serbe

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd