Transmetuar më 26-05-2023, 13:54
![](https://noa.al/newsImages/2023/05/Capture-106.jpg)
Tre të rinj kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndidhur në aksin e vjetër Laç-Mamurras, pranë fshatit Gjorem.
Mësohet se automjeti me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë, maturantë, është përplasur me një tjetër automjet.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe autoambulanca, e cila ka dërguar të plagosurit në Spitalin e Traumës.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd