Transmetuar më 25-05-2023, 22:09

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në aksin Përrenjas-Qafë Thanë ku një kamion është përmbysur.

Kamioni i aksidentuar transportonte 400 litra naftë dhe si pasojë e aksidentit karburanti është derdhur në rrugë, duke bllokuar qarkullimin deri në pastrimin e plotë.

Në vendin e ngjarjes, ndodhen forcat e zjarrfikëses që po përpiqen të eleminojnë praninë e naftës së shprëndarë në rrugë, duke hedhur edhe rërë në aksin rrugor në mënyrë që automjetet të mos hasin probleme për shkak të rrëshqitjeve të mundshme të gomave.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo incidente të tjera të krijuara nga vështirësitë në qarkullim.