Transmetuar më 26-05-2023, 08:15

Ditët kalojnë dhe ‘rasti Alves’ ofron detaje të reja rreth përdhunimit të dyshuar të një vajze 23-vjeçare nga futbollisti brenda klubit të natës ‘Sutton’ në Barcelonë. Këtë herë ‘Diari Ara’ ka nxjerrë në pah me lloj-lloj detaje pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë atë 30 dhjetor, ditës që ndryshoi tërësisht jetën e Dani Alves, i cili ndodhet në burgun ‘Brians’ që prej 20 janarit të kaluar.

Media e lartpërmendur raporton se i pandehuri ishte i pari që doli nga banja në të cilën ndodhi sulmi seksual i supozuar: “Alves ishte i pari që doli nga banja. Më pas një vajzë doli që aty, ku kishin qenë të dy, vendi ku dyshohet se Alves e kishte përdhunuar”.

Me të dalë nga banja, shihet se si e reja takohet me kushërirën e saj për t’i kërkuar të largohej, sepse ishte vonë: "Ajo shkon direkt te vajza tjetër e re për t’i thënë se ishte koha për t’u larguar".

Në fakt, duhet theksuar se kamerat kanë regjistruar sesi e reja vazhdimisht tregonte gjurin e saj, pasi kishte një plagë në atë zonë, një shenjë shumë e zakonshme kur ndodhin sulme seksuale, sipas ekspertëve. Ajo tregon vazhdimisht gjurin, ku kishte një plagë, që e konstaton edhe raporti mjekësor, ndërsa shikonte kushëririn e vet”.

Kjo nuk është e gjitha, saktëson burimi, sepse para se të largohej nga klubi i natës ‘Sutton’, vajza fillon të qajë. Lotët e pushtuan fytyrën e së resë për gjithë kohën. Megjithatë, momenti kyç, që mund të çmontojë mbrojtjen e Alves, ndodh kur futbollisti merr dorën e të resë dhe e çon në zonën e organeve të tij gjenitale.

Vajza, dukshëm e tronditur, e heq dorën në çast. “Viktima e ka shpinën nga futbollisti, por ai ia merr dorën dhe ia çon në zonën e organeve të tij gjenitale. Është një moment tjetër në të cilin Alves ia vë dorën në prapanivë vajzës. Ajo ia heq përsëri".

Këto imazhe mund të çmontojnë plotësisht strategjinë më të fundit ligjore të hartuar nga ekipi i avokatëve të Alves, i udhëhequr nga Cristóbal Martell. Avokatët theksuan ekzistencën e një sërë mospërputhjesh në deklaratën e "viktimës".

Konsensualiteti i marrëdhënies seksuale, jo përdhunimi, është një tjetër nga elementët që mbrojtja e brazilianit vuri në pah, nisur nga sjelljet e hapura të seksualizuara të të resë: "Tek ankuesja vërehet një sjellje e hapur seksuale, tipike e një flirti seksual në fazën e miqësisë".