Transmetuar më 24-05-2023, 21:42

Shkodër- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një hotel në lagjen "Tre Heronjtë" në Shkodër, ku është gjetur pa shenja jete A. N., 36 vjeçe, banuese në Texas, SHBA. Njoftimi është bërë nga nëna e saj, pasi ka zbuluar trupin e vajzës së saj në banesën që ajo kishte me qira.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë reaguar menjëherë dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Pas një këqyrje paraprake të trupit të 36-vjeçares, nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune.

Hetimet fillestare sugjerojnë se shtetasia A. N. mund të ketë humbur jetën si rezultat i një mbidoze ilaçesh. Grupi hetimor vazhdon punën e tij për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe për të bërë verifikimin përfundimtar.